HomeSociale

Sondazhi i dytë i IPR: Shqiptarët e gjykojnë negativisht…

RTV Ora në bashkëpunim me IPR Marketing, një nga shoqëritë lider në Itali, e specializuar në kërkimet, studimet dhe analizat e opinionit publik dhe tregut prej më shumë se 26 vjetësh, sjell sondazhin e dyte për këtë vit mbi situatën në vend.

Ne studion e emisionit “Tempora” do të komentohen rezultatet nga  Antonio Noto, administratori i shoqërisë IPR Marketing me seli në Romë e përvojë të gjatë e të suksesshme ndërkomb?ëtare, analisti i njohur Artur Zheji, drejtues i “360 gradë” dhe Dritan Hila drejtues i “Arena”. 

Gjetjet e sondazhit të dytë në nivel kombëtar mbi çështjet kryesore të aktualitetit transmetohet drejtpërdrejtë në RTV Ora, në radio Oranews, live ne livestream e website oranews.tv, ne youtube e facebook do të prezantohen. 

Si e gjykoni veprimtarinë e qeverisë dhe të kryeministrit Edi Rama?

32.2% e shqiptarëve mendojnë se puna e qeverisë dhe e kryeministrit Edi Rama është pozitive, krahasuar me 29.5% nga sondazhi i 3 prillit.  Ndërsa 38.9% e shqiptarëve e gjykojnë negativisht punën e kryeministrit Rama dhe qeverisë së tij, krahasuar me 34.7% nga sondazhi i kaluar. Janë 18.3% e shqiptarëve të cilët mendojnë as pozitivisht dhe as negativisht. Ndërsa 10.6 % nuk kanë dhënë përgjigje.


TË NGJASHME