HomeShowbiz

Sonila Meço feston ditëlindjen, surprizohet live në emision

Gazetarja dhe moderatorja e njohur e ekranit, Sonila Meço, ditën e sotme feston ditëlindjen dhe surprizën e parë e ka marrë nga stafi i emisionit “Tempora”, ku i është besuar edhe prezantimi.

Teksa ka qenë drejt përfundimit të emisionit, stafi i ka shfaqur në ekran një video të vajzës së saj dhe miqve, teksa i këndonin këngën e ditëlindjes dhe me pas u shfaq një kolazh me foto te moderatores.

Gazetarja mes lotësh ka falënderuar stafin për këtë surprizë të këndshme, të cilën me siguri do e mbajë mend gjatë.

Sonila bën 42 vjeç, megjithatë duket sikur koha ka ndalur për të, pasi vazhdon të jetë po aq e bukur sa në fillimet e saj.


TË NGJASHME