HomeSport

Sonte finalja e Europa League, Arsenal dhe Chelsea me shansin për të fituar një trofe

Finalja e kompeticionit të dytë më të rëndësishëm për klube në Europa League, kurorëzon sot në mbrëmje fundin e një rrugëtimi të gjatë, në një finale krejtësisht angleze. Arsenal dhe Chelsea, do të diskutojnë sot në mbrëmje në Baku, Azerbajxhan trofeun që do të shpëtonte sezonet për të dy ekipet. Chelsea shihet si skuadra favorite në këtë ndeshje, ekipi i drejtuar nga Sarri, pasi arriti të sigurojë një vend në Champions sezonin e ardhëm, kërkon ta mbyllë me një trofe këtë sezon. Ndërkohë, për teknikun Sarri, fitimi i këtij trofeu, mund të jetë i pari dhe i fundit për të, pasi zërat në merkato e lidhin me një largim dhe transferim të mundshëm te Juventus në Itali.

“Dua të mendoj vetëm për këtë finale. Kam edhe dy vjet kontratë me Chelsea. Kështu, para së gjithash duhet të flas me klubin. Kemi jetuar një sezon të mrekullueshëm U kualifikuam në Champoins, por ndryshe nga viti i shkuar luajmë edhe në një finale europiane”, ka thënë Sarri në konferencën zyrtare përpara ndeshjes. N’Golo Knate, është mungesa e madhe për Sarrin, ndërkohë që vendin e tij e ka zënë Barkley. Ndërkohë në sulm, tekniku italian ka preferuar të luajë me Giroud, duke lënë në stol Higuain, ndërkohë dyshja Hazard-Pedro, do të jenë në ndihmë të Giroud.

Trofeu i Europa League, ka një vlerë të dyfishtë për Arsenalin, pasi do i mundësonte “Topçinjve” edhe pjesëmarrjen në Champions sezonin e ardhshëm. Trajneri Unai Emery e sheh si një mundësi të artë këtë trofe, në mënyrë që ky sezon te Arsenal, mos të rezultojë një sezon I dështuar.

“Fitorja do të na mundësonte jo vetëm trofeun, por edhe një arritje të rëndësishme siç është mundësia për të luajtur në Champions League. Jemi në finale, pasi zhvilluam një sezon shumë të mirë. Tani na mbetet vetëm ta mbyllim në të njëjtën mënyrë”,u shpreh Unay Emery, që si gjithmonë edhe në këtë ndeshje do ti besojë dyshes së sulmit Aubameyang-Lacazette.

Përveç mungesave të njohura të Mkhitarian dhe Ramsey, të gjitha lojtarët e tjerë të Arsenalit janë gati për finalen e Europa League.


TË NGJASHME