HomeShowbiz

Sonte ndodh për herë të parë! Çfarë pritet nga Big Brother Vip? Dalin shifrat e çmendura të reklamave

Këtë të martë do të zhvillohet spektakli i radhës “prime” në Big Brother Vip, por duket se këtë të martë do të ketë shumë të papritura!

Përmes faqes zyrtare të Big Brother Vip është njoftuar se sonte do të ketë dy eleminime brenda shtëpisë.

Kujtojmë që në nominim janë Tani, Egzona dhe Xheisara, por nuk dihet nëse dy të eleminuarit do të jenë nga kjo treshe apo do të ketë nominime të tjera brenda natës.

E ndërkohë shifrat tregojnë se “Big Brother Vip” është emisioni më i shtrenjtë për të reklamuar një produkt apo shërbim.

Sipas të dhënave nga “BW”, një sekondë para se Reality Show të nisë transmetimin kushton 5700 lekë, kurse gjatë transmetimit, 11,000 mijë lekë. “Portokalli” për reklamat që transmetohen para spektaklit kushton 4300 lekë, kurse gjatë transmetimit, 8500 lekë.

Të tretët ndër më të shtrenjtët janë sërish dy emisione të lidhur me “Big Brother VIP”; i pari është “Përmbledhje Ditore e BB VIP” dhe i dyti “Fun Club BB VIP”, ku çdo sekondë gjatë transmetimit paguhet 4600 lekë.
/GOTA NEWS ALBANIA


TË NGJASHME