HomeShowbiz

Sophie Turner: Bashkëshorti im ma ka shpëtuar jetën

Sophie Turner ia ka dhënë të gjitha meritat bashkëshortit të saj, Joe Jonas, i cili i ka ndihmuar në një periudhë të vështirë të jetës së saj.

Në intervistën e fundit për Sunday Times, aktorja 23 vjeçare ka thënë se në kohën kur e takoi partnerin, nuk ishte edhe aq mirë me shëndetin mendor.Lexo po ashtu:

“Nëse do ta kisha kaluar adoleshencën larg publikut kjo është gjëja e vetme që unë kisha dashur. Duke qenë në kohën e mediave sociale, mendoj që do të isha shumë më ndryshe nëse nuk do të ndiqesha qysh prej moshës 13 vjeçare, përfshirë vitet më të vështira, të pakëndshme dhe të pasigurta të vetes”, ka thënë Turner.

Joe Jonas dhe Sophie Turner (Foto: Brian Ach/Getty Images for Louis Vuitton)

Ylli i “Game of Thrones” thotë se trupi i saj filloi të ndryshonte me kalimin e viteve dhe më pas ajo shkoi në terapi pasi filloi t’i numërojë kaloritë e fituara. Aktorja ka shtuar se ka filluar terapinë në momentin kur iu ndalën menstruacionet.

Sophie u takua me Jonasin në moshën 20 vjeçare, kur ajo po kalonte nëpër këtë fazë të të qenit shumë keq dhe për këtë e falënderon bashkëshortin e saj.


TË NGJASHME