HomeShowbiz

Sophie Turner shfaqet për herë të parë në publik me barkun e rrumbullakosur

Aktorja Sophie Turner e cila është shtatzënë me fëmijën e saj të parë me këngëtarin Joe Jonas është shfaqur për herë të parë në publik me barkun e rrumbullakosur.

Sophia e cila nuk e ka konfirmuar asnjëherë personalisht shtatzaninë e saj doli për herë të parë në rrugët e Los Angeles dorë për dore me Joe. E veshur e gjitha me të zeza dhe me maskë në fytyrë, Sophie duket se nuk do ta fshehi më pritjen e ëmbël.

U raportua fillimisht se Sophia dhe Joe të cilët u martuan në muajin maj të 2019-ës se po prisnin fëmijën e tyre të parë në muajin shkurt.

Por burime për ‘Just Jared’ e bënë publike lajmin e bukur edhe pse çifti donin ta mbanin sa më private të mundshme.


TË NGJASHME