HomePolitikë

Soreca mesazh të fortë për Reformën Zgjedhore

soreca

Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca votimet në komisione të ndryshimeve kushtetuese që hapin pjesërisht listat dhe nuk lejojnë koalicionet parazgjedhore.

Soreca, si një nga negociatorët e marrëveshjes së 5 qershorit, kërkon që të votohet në Kuvend pikërisht kjo marrëveshje dhe se propozimet shtesë, ato të opozitës parlamentare s’janë rekomandime të OSBE-ODIHR.

“BE e ka mirëpritur marrëveshjen e 5 Qershorit, të miratohet. Duhet të dini se Reforma Zgjedhore është kusht kyç për fillimin e negociatave. Palët të vazhdojnë dialogun me frymë bashkëpunimi. Ne e njohim rolin e parlamentit për sistemin zgjedhor. Ka propozime shtesë, por s’janë rekomandime të OSBE”,- tha ai nga Vlora.

K.S/GotaNews


TË NGJASHME