HomePolitikë

Soreca: Ndërkombëtarët do të tregojnë nesër solidaritetin e tyre me shqiptarët

Ambasadori i BE në Shqipëri Luigi Soreca në prag të Konferencës së Donatorëve, ka thënë se ka pasur përgatitje shumë intensive dhe tashmë janë hapat e fundit të saj.

Konferenca e Donatorëve titullohet ‘Bashkë për Shqipërinë’ ku vende dhe organizata të ndryshme do të kontribuojnë me donacione për procesin e Rindërtimit nga të prekurit e tërmetit të 26 nëntorit.

Ja çfarë shkruan Soreca në Twitter:

”Pas një përgatitje shumë intensive, ne jemi duke ndërmarrë hapat e fundit përpara se të nisim nesër Konferencën e Donatorëve për Shqipërinë. Komuniteti ndërkombëtar do të tregojë solidaritetin e tij për popullin shqiptar.”

M.H/ GotaNews


TË NGJASHME