HomePolitikë

Soreca: SPAK dhe Kushtetuesja do të jenë …

soreca

Ambasadori i Bashkimi Europian në Tiranë, Luixhi Soreka ka deklaruar se Gjykata Kushtetuese, e Lartë dhe SPAK do të jenë funksionale brenda këtij viti.

Në një intervistë televizive Soreka tha se Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të ketë gati kandidaturat e nevojshme për emërim brenda dhjetorit ndërsa vakancat në Gjykatën Kushtetuese sipas tij mund të plotësohen deri në mes të muajt nëntor.

Ne natyrisht e ndjekim punën e këshillave, të Këshillit të lartë të Gjyqësorit dhe të atij të Prokurorisë, dhe e kuptojmë që po arrijmë shumë afër mundësisë që Këshilli i Lartë i Prokurorisë të ketë kandidatë që të kenë kaluar plotësisht Vetting-un për të lançuar SPAK-un, që kemi 8, dhe që në momentin që do të kenë 10 anëtarë ata, kjo është e mundur. Me sa kemi kuptuar kjo do të ndodhë deri përpara fundit të vitit. Gjykata Kushtetuese pas emërimit të dytë, kemi pra edhe vakanca të tjera të cilat mund të mbushen deri në mes të muajit nëntor. Me ç’kemi kuptuar për Gjykatën e Lartë, Këshilli i Lartë Gjyqësor do të ketë mundësi që të vlerësojë grupin e parë të gjyqtarëve, që do të bëjë pastaj që të funksionojë edhe Gjykata. Dhe sërish kjo deri në fund të këtij viti ose në fillim të vitit që vjen” tha Soreka.

Ai foli gjithashtu edhe për Reformën Zgjedhore duke theksuar që palët të ulen në dialog për të miratuar rekomandimet e OSBE/ODIHR-it ndërsa sa i përket sistemit zgjedhor, Soreka tha se kjo është një cëshjte që i takon aktorëve politik të brendshëm.

“Kështu që për ne, ajo që është urgjente dhe e domosdoshme, është vënia në zbatim i rekomandimeve të OSBE-ODIHR-it, siç është thënë në përfundimet e Këshillit të BE-së, në vitin 2018. Në rast se në Shqipëri vendoset që të hyhet në diskutime për një sistem të ardhshëm, këtë e kanë në dorë natyrisht partitë politike shqiptare” deklaroi ambasadori i BE-së

Bashkimi Europian nuk do të jetë palë ndërmjetëse në tryezën e reformës zgjedhore tha Soreka pasi ajo duhet të miratohet mes palëve politike.

Ne jemi të mendimit që kjo nuk është në dorën e komunitetit ndërkombëtar dhe natyrisht aspak në atë të BE-së, që të jemi në krye të një tryeze të rrumbullakët, p.sh., për sistem zgjedhor”

Sa i përket akuzave të opozitës se raporti i Komisionit Europian ka “zbukuruar” realitetin, ambasadori i BE-së tha se kjo nuk është e vërtetë pasi procesi i verifikimit dhe hartimit të raportit është i gjatë dhe kalon në disa procedura të cilat bëjnë të mundur paraqitjen e një realiteti objektiv.

“Procesi që çon në miratimin e raporteve vjetore të Komisionit Evropian është shumë i gjatë. Zakonisht miratohet p.sh., në muajin maj të një viti të caktuar, por puna fillon që në nëntorin e vitit pararendës. Dhe fillon këtu në Tiranë me punën e përbashkët apo kolektive që bëhet si nga qeveria, e cila i jep delegacionit të Bashkimit Evropian kontributet e veta, nga shoqëria civile që bën të njëjtën gjë dhe nga shtetet anëtare në Tiranë. Dhe më pas ky raport dërgohet në Bruksel, ku organizohet edhe një raund i dytë i konsultimeve me të gjitha këto palë të interesuara apo aktorë. Pra, është një proces i gjatë, në të cilin janë të përfshirë shumë aktorë dhe më pas Komisioni Evropian merr vendimin e vet për raportin.”

Ndërsa në lidhje me projekt-ligjin për rregullimin e mediave audio-vizive, Soreka i bëri thirrje mediave të vetë rregullohen porsa i përket fake newseve pasi BE-ja i ka adresuar shqetësimet e saj për draftin e paraqitur nga qeveria.

Ndërsa për sa i përket ligjit, pra kësaj pakete të ligjit për median, ne kemi ndërhyrë tashmë dy herë te qeveria për këtë çështje… ia kemi thënë këtë qeverisë, e kemi shprehur edhe në komunitetin e medias, pasi është e rëndësishme që ky komunitet të jetë i përfshirë, të konsultohet për këtë ligj dhe cilat janë shqetësimet tona. Dhe në fakt, shqetësimi është që rregullimi i lirisë së fjalës dhe i shprehjes të mund të bëhet, mund të tejkalohet pra kjo gjë. Ne në Bashkimin Evropian kemi qasjen e vetërregullimit, p.sh. fake news dhe keqinformimi. Fake news është gjë e keqe, keqinformimi është gjë e keqe jo vetëm për gazetarët, por edhe për shoqërinë në përgjithësi. Por në Bashkimin Evropian kjo rregullohet me anën e vetërregullimit online nga vetë media.” tha Soreka. 


TË NGJASHME