HomeLajme

Soreca takim me kryetaren e KLGJ-së, zbardhen diskutimet

Ambasadori i BE-së në vend, Luigi Soreca ka mbajtur një takim sot me kryetaren e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami. Përmes një postimi në twitter, Soreca bën me dije se është njohur me hapjen e pozicioneve për Gjykatën e Lartë.

Kryetarja e KLGJ Naureda Llagami më njohu sot me punën e Këshillit, në veçanti për hapjen e pozicioneve për Gjykatën e Lartë, për të cilën tashmë ka akte rregullatore. Me rëndësi që së shpejti të ketë një Gjykatë funksionale, por edhe të balancohet shpejtësia dhe cilësia e punës”- shkruan ai.


TË NGJASHME