HomePolitikë

Sot Kongresi i Partisë Socialiste, ja axhenda e punimeve

Partia Socialiste do të mbledhë sot Kongresin, në një aktivitet që do të zgjasë rreth tetë orë. Kongresi do të nisë në orën 10:00 me fjalën hapëse të Sekretarit të Përgjithshëm Taulant Balla, e më pas do të vijojë me seksionin e parë të punimeve ku do të diskutohet për bashkëqeverisjen me njerëzit, bashkëpunimin mes qeverisë dhe pushtetit lokal dhe punës së bashkive.

I pari do të flasë Erion Braçe, e më pas me radhë disa ministra dhe kryetarë bashkish. Bie në sy se te lista e kryetarëve të bashkive, do të flasë edhe deputeti i Lezhës Pjerin Ndreu, i cili ka konfirmuar se do të jetë kandidati i PS në këtë qytet për zgjedhjet lokale dhe Prefekti i Elbasanit, Gledian Llatja, duke dhënë një sinjal se do të jetë ai që do të pasojë Qazim Sejdinin

Në seksionin e dytë, do të prezantohet lista e kandidatëve për këshilltarë bashkiakë në Tiranë, ku përveç Blerina Gjylametit dhe Erion Veliajt, do të mbajë fjalën e tij edhe kryeministri Edi Rama.

Seksioni i tretë, që do të nisë në orën 15:00 do të ndahet në tre panele, ku do të diskutohet për bashkitë, edukimin cilësor dhe reformën zgjedhore. Kongresi është parashikuar të mbyllet në orën 17:00./Opinion.al


TË NGJASHME