HomeSociale

Sot mbahen homazhet në nder të Moikom Zeqos

Ditën e sotme në Muzeun Historik Kombëtar po mbahen homazhet në nder të studiuesit dhe shkrimtarit të njohur, Moikom Zeqo, i cili ndërroi jetë disa më parë.

Mësohet se ceremonia, e cila nisi në orën 10:00, për të vijuar deri në orën 14:00.

Familjarë, të afërm, politikanë dhe personazhe të njohura publike, kanë kujtuar sot kontributin e çmuar të Zeqos, ndërsa kanë lënë si kujtim të fundit në një libër, ngushëllimet dhe përjetimet e tyre.

Moikom Zeqo iu kishte lënë amanet familjarëve që të varrosej në Tiranë si dhe iu kishte kërkuar që homazhet për lamtumirën e fundit për të të mbahen në Muzeun Historik Kombëtar, ku ai ka qenë drejtues nga 1997 deri në vitin 2005.

K.S/GotaNews


TË NGJASHME