Sot mbledhja e qeverive Shqipëri-Kosovë, nga kush do drejtohet

Qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës do të mbajnë ditën e sotme takimin e dytë koordinues lidhur me marrëveshjet e nënshkruara në 26 nëntor 2018.
Takimi do të mbahet në orën 12:00 në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.
Mësohet se takimi nuk do të drejtohet nga krerët e qeverive, por nga dy zëvendës kryeministrat, Erjon Braçe dhe Fatmir Limaj.