HomeSociale

Sot mblidhet Komisioni i Reformës Zgjedhore

Ditën e sotme Komisioni i Reformës Zgjedhore do të mblidhet përmes platformës online, me qëllim informimin e anëtarëve të këtij Komisioni mbi ecurinë e Reformës.

Opozita ka dërguar 5 drafte për Reformën Zgjedhore dhe i lë mazhorancës të zgjedhë një.

Afati i Këtij Komisioni është shtyrë deri më 30 qershor në seancën e 16 prillit, për shkak se mbledhja e fundit u zhvillua më 9 mars duke bërë të pamundur që reforma të mbyllej më 15 mars, ashtu siç ishte planifikuar. 

K.S/GotaNews


TË NGJASHME