HomeLajme

Sot, më 19 Qershor pini lirshëm një Martini ndërkohë që shikoni film me macen e njohur Garfield

Këtë 19 Qershor ne ju kujtojmë se kemi 2 gjëra të rëndësishme të cilat festohen në disa vende të ndryshme të botës.

Dita e maces Garfield

Ai është i mençur, i lezetshëm, i butë, me pak fjalë është Garfield. Më 19 qershor, festohet dita e maces më të njohur në botë dhe e asaj që ka opinion për çdo gjë. Me njohuri që variojnë nga politika globale e deri tek pasioni që ka me lasagnan, macja e dashur e Jim Davis është e shikuar nga të gjitha moshat në të gjithë botën.

Prandaj, sot bëni mirë të shijoni disa buzëqeshje duke parë filmin që Garfield bën pjesë.

Dita e pijes Martini

A e preferoni të thatë, të përzier apo jo të trazuar? Kjo është pyetja që ne po bëjmë në ditën Kombëtare të Martini, një rast i veçantë për të shijuar versionin tuaj të preferuar të koktejit klasik martini. Martini fillimisht u quajt “Martinez”, e titulluar pas California Gold Rush në qytetin Martinez, ku u shpik.

Martinët e hershëm bëheshin me verë, xhin dhe një ullinj. Por më pas janë zgjeruar në shumë shije tërheqëse! Kështu që këtë 19 Qershor merrni një moment për t’u çlodhur ndërsa pini një lloj të ri martini pas ditës tuaj të gjatë.


TË NGJASHME