HomeLifestyle

Sot më 28 korrik, shkoni e përqafoni prindrit

Sot më 28 korrik do të kujtojmë dy ngjarje shumë të bukura.

Dita kombëtare e prindërve!

Dita kombëtare e prindërve nderon të gjithë prindërit pavarësisht se ku mund të jenë, kjo ditë shërben për të festuar rolin e tyre të rëndësishëm në jetën tonë.

Prindërit luajnë një rol jetësor në jetën e fëmijëve. Që nga lindja jonë, prindërit mbrojnë, mësojnë, sigurojnë dhe shërbejnë si modele për jetën tonë.

Ndaj sot kaloni ca kohë me prindërit tuaj ose vizitoni dikë që ishte si prind për ju për t’i nderuar në ditën e tyre.

Happy Parents' Day 2019: Celebrate the love today! - HT

Dita kombëtare e çokollatës me qumësht!

Gjithashtu sot më 28 korrik kujtojmë ditën kombëtare të çokollatës me qumësht. Çokollata , kur kombinohet me qumështin pluhur, të lëngshëm ose të kondensuar, njihet si çokollatë me qumësht.

Përzjerja e çokollatës me qumësht është përdorur që nga mesi i shekullit të 17-të. Por, në 1875 Daniel Peter shpiku çokollatën e qumështit duke përzier qumësht pluhur të shpikur nga Henri Nestlé edhe që nga ajo kohë e deri më sot njërzit shijojnë çokollatën me qumësht.

July 28 is National Milk Chocolate Day | Foodimentary - National ...

Ndaj sot shkoni e vizitoni prindrit e i çoni disa çokollata me qumësht për të festuar ditën sa më bukur.


TË NGJASHME