HomeLifestyle

Sot më 31 korrik, shijoni një tortë me mjedër

A ju pëlqejn tortat? Atëher pikërisht edhe sot do të kujtojmë dy ngjarje të rëndësishme ku përfshihet edhe torta.

Dita kombëtare e avokados!

31 korriku është dita kombëtare e avokados. Avokadot janë më shumë se një ushqim kryesor në dietën amerikane ato janë vërtetuar se janë një përbërës kryesor për të mbajtur trupin në formë.

Ka shumë arsye për të festuar ditën kombëtare të avokados. Avokadot janë si një insulinë për zemrën nga yndyrnat e shëndetshme që përmban. Ato gjithashtu luftojnë alzheimerin me acidet e tij yndyrore Omega 3. Një tjetër fuqi e avokados është parandalimi dhe riparimi i dëmit për shkak të burimit të tij të vitaminave C, E dhe K.

Një nga armët sekrete në një avokado është përmbajtja e lartë e acidit oleik. Ky acid yndyror hidratues ndihmon në mbajtjen e lëkurës të butë dhe të hidratuar, por gjithashtu mbështet rigjenerimin e qelizave të dëmtuara të lëkurës duke ulur skuqjen dhe acarimin.

National Avocado Day

Dita kombëtare e ëmbëlsirave me mjedër!

Dita kombëtare e ëmbëlsirave me mjedër festohet me gëzim çdo vit më 31 korrik. Prandaj, sot është dita për të shijuar tortën me mjedër sepse është një ëmbëlsirë e freskët për kohën e verës. Mjedra është një frut që hyn në familjen e trëndafilave.

Këto manaferra rriten në të gjitha rajonet e buta. Ato ishin një kulturë e verës por me në këtë kohë ato tani mund të gjenden gjatë gjithë vitit. Mjedrat janë një burim i pasur i vitaminës C, manganit dhe fibrave dietike. Gjithashtu përmbajnë vitaminë B1, vitaminë B3, acid folik, magnez, bakër dhe hekur.

Sot shijoni recetën e tortës me mjedër. Mbi të gjitha, ndajeni atë me miqtë dhe familjen tuaj.

National Raspberry Cake Day | Last Night's Parties and Last ...

TË NGJASHME