HomeSociale

Sot nis mësimi në Universitete

Në të gjithë vendin sot nisën mësimin studentët, megjithatë ka ende një afat të tretë për regjistrime në vendet që kanë mbetur bosh.

Universiteti i Elbasanit e ka nisur vitin e ri akademik me 1499 studentë të regjistruar në vitet e para, nga 3079 që është kuota e pranimeve. Ky universitet ka pranuar 300 studentë më pak se një vit më parë ndërkohë që faza e tretë e regjistrimeve vazhdon.

Edhe në Shkodër në këtë vit të ri akademik janë regjistruar rreth 950 studentë, një shifër kjo më e ulet sesa vitet e shkuara.

Në Universitetin e Korçës studiojnë 5 mijë studentë. Në këtë universitet, me shumë degë mësuesie ka një rënie të regjistrimeve për shkak të kriterit për notën mesatare.


TË NGJASHME