HomePolitikë

Sot Samiti i Brdo-Brijunit, kush do marrin pjesë

Ditën e sotme do të mbahet Samiti i radhës i Liderëve të Procesit të Brdo-Brijunit.
Me ftesën edhe të Presidentes së Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarovic dhe të Presidentit të Sllovenisë, Borut Pahor, në Samitin e Tiranës, do të marrin pjesë tre Anëtarët e Kryesisë së Presidencës së Bosnje-Hercegovinës, Milorad Dodik, Sefik Dzaferovic dhe Zeljko Komsic, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, Presidenti i Malit të Zi, Milo Dukanovic, Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, si dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic.

Të ftuar nderi janë Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, dhe Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë dhe Zëvendës Presidente e Komisionit Evropian, Federica Mogherini. Ajo që bie në sy është pjesëmarrja e Miloard Dodik, i cili është kundërshtar i madh i pavarësisë së Republikës së Kosovës dhe mohon krimet e kryera ndaj shqiptarëve gjatë luftës së viteve ’90.

Samiti i Liderëve në Tiranë, që përkon dhe me “Ditën e Evropës”, synon të përçojë një mesazh të rëndësishëm politik lidhur me aspiratën e përbashkët të vendeve të rajonit për t’u integruar në Bashkimin Europian.


TË NGJASHME