HomeRajon

Sot samiti i jashtëzakonshëm për Brexit

Liderët e vendeve të Bashkimit Europian mblidhen sot në një samit të jashtëzakonshëm në Bruksel për çështjen Brexit.

Në fokus të takimit është shtyrja e afatit përfundimtar të Brexit-it deri më 30 Qershor, sipas kërkesës së kryeministres Theresa May.

Sinjalet për shtyrjen e afatit i ka dhënë presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk, i cili la të hapur mundësinë që ky proces të shtyhet me 12 muaj.

Të martën, May mori mbështetjen nga Gjermania dhe Franca për shtyrjen e afatit.


TË NGJASHME