HomePolitikë

Sot seancë e veçantë në Kuvendin e Kosovës

Me rastin e festës së 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Kuvendi i Kosovës organizon seancë të veçantë.

Seanca do të mbahet më 9 mars 2020, në orën 11.00 dhe do t’i kushtohet ngritjes së vetëdijes së shoqërisë për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Vasfije Krasniqi është njëra nga femrat e rralla kosovare që ka folur për dhunën e përjetuar seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Njoftimi i plotë nga Kuvendi i Kosovës

Seancë e veçantë

Rendi i ditës

  1. Seancë për Ditën Ndërkombëtare të Gruas, kushtuar  sensibilizimit të çështjes së  viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Vendi: Në sallën e KuvenditKoha: 11:00

K.S/ GotaNews


TË NGJASHME