HomePolitikë

Sot seancë parlamentare e protestë…

Bëhet me dije se ditën e sotme do të mblidhet seanca parlamentare, ndërkohë opozita do të mbajë protestë.

Në seancën parlamentare do të raportohet progres raporti i Shqipërisë për ecurinë në BE. Pritet që të ketë debate në parlament pasi edhe deputetët e rinj do të kërkojnë shpjegime nga ministri Cakaj për këtë proces.

Po ashtu pritet të ketë debate edhe për grabitjen në Rinas. Gjithashtu pritet të betohen edhe 3 deputetë të rinj të opozitës.

Nga ana tjetër opozita do të zhvillojë një protestë, e cila do të nisë nga ministria e Brendshme. Të rinjtë e FRPD do të shpalosin pankarta për të demonstruar simbolika të ndryshme kundër qeverisë. 

Mësohet se në protestë nuk do të jenë liderët politike, por ky tubim do të organizohet nga një grup të rinjsh.

Policia ka marrë masa për këtë protestë, por numri i efektivëve të policisë është më i ulët se zakonisht. Ata janë vendosur pranë kryeministrisë dhe para parlamentit.


TË NGJASHME