HomePolitikë

Sot seancë plenare/ Opozita përshkallëzon aksionin, bllokon 5 akse kombëtare

Ditën e sotme pritet që të mbahet seanca parlamentare e radhës ku do të betohen katër deputetët e rinj që kanë pranuan mandatin. Gjiashtu mësohet se do të votohet dhe për ndryshimin e Reformës Zgjedhore.

Ky ndryshim vjen pas negociatave me deputetët e opozitës së re, duke përfshirë kështu në komision edhe këta të fundit. Nga ana tjetër, opozita e bashkuar ka paralajmëruar se do të përshkallëzojë aksionin e saj opozitar duke filluar nga dita e sotme. Opozita ka paralajmëruar se në orën 18:00 do të bllokojë disa akse kryesore të vendit:

Elbasan (Rreth rrotullimit Bradashesh).
Durrës (Autostrada Plepa – Kavajë, përballë Shtëpisë së Pushimit të Ushtrisë).
Milot (Karburanti në Autostradë).
Fier (Rreth rrotullimi i Sheqit).
Tiranë (Rreth rrotullimi Shqiponjës).


TË NGJASHME