HomeSport

Sot shorti i 1/8 të Europa League/ Inter, Roma e Manchester United mësojnë kundërshtarët e radhës

Pas përfundimit të ndeshjeve të Europa League, sot në Nion të Zvicrës, do të hidhet edhe shorti i 1/8. Shorti do të hidhet në orën 13:00 dhe pritet të ketë përballje interesante.

Inter, Roma, Manchester United, Leverkusen, Rangers apo edhe Basel kanë kaluar më tej, duke bërë që përplasjet mes tyre të jenë të pashmangshme. Faza e 1/8 do të zhvillohet më 12 dhe 19 mars dhe çerekfinalet më 9 dhe 16 prill. Gjysmëfinalet do të zhvillohen më 30 prill dhe 7 maj, për të pritur finalen e madhe të Gdans më 27 maj.

Më poshtë ju njohim me ekipet, që janë kualifikuar në fazën e 1/8:

Basel (SUI)
Copenhagen (DEN)
Getafe (ESP)
Internazionale Milano (ITA)
Istanbul Basaksehir (TUR)
LASK (AUT)
Leverkusen (GER)
Manchester United (ENG)
Olympiacos (GRE)
Rangers (SCO)
Roma (ITA)
Sevilla (ESP)
Shakhtar Donetsk (UKR)
Wolfsburg (GER)
Wolves (ENG)
Eintracht Frankfurt (GER) 


TË NGJASHME