Lajme Sport

Sot shorti i Champions League, ‘goglat’ premtojnë përballje interesante

Në një ceremoni të madhe në MonteCarlo, sot në orën 18:00 do të hidhet shorti për grupet në e Champions League. Skuadrat janë ndarë në katër vazo nga ku do të zgjidhen skuadrat që do të formojnë grupet për fazën eleminatore të kompeticionit më të rëndësishëm për klube në Europë..

Përveç vazos së parë ku ndodhen skuadrat më të forta të kontinentit, edhe në vazon e dytë ka gjithashtu skuadra “big”, si Real Madrid, Dortmund, Atletico Madrid apo Tottenham, çka tregon se faza eleminatore do rezervojë përballje emocionuese. Në vazon e tretë vlen të veçohet Interi i Antonio Conte-s, që parashikohet të bëjë një performancë më të mirë se sezonin e kaluar në ligën e më të mirëve të Europës.

Vazo 1:

Vazo 2:

Vazo 3:

Vazo 4:

Por sot në shtëpinë e UEFA-s do të ndahen edhe çmimet e lojtarit më të mirë të sezonit 2018-’19, për të cilin garojnë Cristiano Ronaldo, Lionel Messi dhe Virgil Van Dijk. Do të jepet çmim edhe për futbollistin më të mirë të Europa League, ndërkohë që do shpallet edhe formacioni më i mirë i sezonit të shkuar.

Related posts

Rrebeshe e stuhi edhe në Berat, përmbytet qyteti

Klaudia gotanews

Talenti me origjinë shqiptare Emanuele Ndoj, pranë transferimit te Milan

igligota

Modeli i ri Samsung Galaxy M lançohet së shpejti

Katalina
Na Kontaktoni!