HomeTeknologji

SpaceX/ Anija për turizëm në hapësirë, ja sa do jetë çmimi

Elon Musk është themeluesi i SpaceX që prej vitit 2002. Sipërmarrësi miliarder Elon Musk, ka paraqitur për publikun një anije të re të kompanisë SpaceX. Mjeti hapësinor, sipas tij, është krijuar për të transportuar ekuipazh dhe ngarkesë në Hënë dhe në Mars.

Por e veçanta e këtij projekti është se anija hapësinore mund të zbresë përsëri pingul në Tokë për t’u përgatitur për udhëtime të tjera.

SpaceX po planifikon të dërgojë katër njerëz në hapësirë që të bëjnë një udhëtim rreth orbitës së Tokës diku nga fundi i vitit 2021 ose në fillim të 2022-ës.

Kompania hapësinore deklaroi se ka arritur një marrëveshje me “Space Adventures” dhe çmimi i misionit nuk do të jetë sekret për publikun, por që pritet të jetë 200 mijë dollarë për person.

SpaceX ka vite që negocion me NASA-n për kushtet më efektive të udhëtimit si dhe detaje të tjera logjistike.

Por ka edhe kompani tjera të aeronautikës që po mundohen të dalin të parat në “luftën hapësinore”.

A.A/ GotaNews


TË NGJASHME