HomePolitikë

SPAK, Doloreza Musabelliu betohet tek Presidenti Meta

Anëtarja e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Doloreza Musabelliu u betua para Presidentit të Republikës mesditen e kesaj te premte.

Në Institucionin e Presidentit të Republikës u zhvillua ceremonia e betimit të prokurores më të re të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Doloreza Musabelliu.

Presidenti Meta i uroi suksese dhe punë të mbarë prokurores më të re të Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

Në ceremoninë e betimit ishin të pranishëm edhe Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi, si dhe Kryetari i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Arben Kraja.

d90bfe42-6a1d-47e2-9644-eff1385ad401
1cdba72a-da3c-4767-af28-df031a619afd
22334076-3fba-4e96-9982-713ccf01d096

TË NGJASHME