HomeLajmi i Fundit

SPAK shtyn seancën për gjyqtarin Daci, ja pse

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka shtyrë vendimin për anëtarin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Luan Dacin.

Vendimi është shtyrë për ditën e diel, pasi avokati i Dacit u shpreh se klienti nuk është i pranishëm në sallë për arsye shëndetësore.

Daci u pezullua pak ditë më parë, pasi akuzohet për “falsifikim dokumentesh”.

Më herët SPAK sqaroi se Daci është pezulluar, pasi kishte paraqitur të dhëna të rreme, duke mbajtur të fshehtë masën disiplinore të “largimit nga detyra” në vitin 1997, penalizim që do të duhej ta s’kualifikonte atë nga gara për Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.

K.S/GotaNews