HomeSport

Spektakli Champions League, përcaktohen ekipet e para që kalojnë fazën e grupeve

Mbrëmjen e djeshme u zhvilluan edhe ndeshjet e fundit të fazës në grupe të Champions League. Në grupet E, F, G dhe H, janë zhvilluar ndeshjet e fundit, nga ku kanë dalë edhe ekipet që do të vazhdojnë në fazën tjetër.

Barcelona pa Messin, dhe me shumë mungesa në formacionin titullar, mposhti Interin në “San Siro” me shifrat 1-2, duke i lënë zikaltrit jashtë fazës tjetër të Champions League. Carles Perez, që ishte në fushë për të zëvendësua Mesin, e bëri mjaft mirë detyrën e argjentinasit, duke shënuar që në minutën e 23-të për katalanasit.

Gjithsesi, predha e Lukakut në minutën e 44-t, i dha shpresë ekipit të Contes, duke barazuar shifrat. Në pjesën e dytë, Interi e kërkoi me ngul golin e dytë, por Lautaro dhe Lukaku nuk arritën të gjejnë rrugën e rrjetës. Në dy raste, ata shënuan, por me të drejtë u anuluan për pozicion jashtë loje.

Teksa takimi po shkonte drejt barazimit, ishte talenti Ansu Fati, që shënoi në minutën e 87-të, duke i dhënë Barcelonës një tjetër fitore në grup, dhe duke shkuar në vendin e parë me 14 pikë. Ndërkohë, mbetet në vendin e tretë Interi me 7 pikë, që vazhdon aventurën në Europa League.

Vendi i dytë për Borusian e Dortmundit, që fitoi 2-1 në shtëpi ndaj Slavias së Pragës. Golat e Sanços dhe Brandt, ndihmuan verdhezinjtë të kalojnë në fazën tjetër të Championsit, ndërkohë goli i Suçek për çekët nuk vlejti.

Çelsi mposhti 2-1 Lilën, falë golave të Azpipilikuetës dhe Abraham, dhe kalon në turin tjetër si vend i dytë. Ndërkohë, ndodh çudia me Ajaxin, që u mund në shtëpi 0-1 nga Valencia, dhe janë spanjollët që zënë vendin e parë në grup. Vijon në Europa League ekipi holandez.

Në grupin G, në raundin tjetër kalojnë Liepzig dhe Lyon, ndërkohë vetëm vendi i tretë për Benfikën. Më poshtë, rezultatet e plota:

FT | Inter-Barcelona 1-2

GOL: Lukaku 44? / Perez 23?, Fati 87?

FT | Borusia Dortmund-Slavia Pragë 2-1

GOL: Sanço 10?, Brandt 61? / Suçek 44?

FT | Ajaks-Valencia 0-1

GOL:  / Rodrigo 24?

FT | Çelsi-Lilë 2-1

GOL: Abraham 19?, Azpilikueta 35? / Remi 78?

FT | Benfika-Zenit 3-0 

GOL: Cervi 47?, Pici pen. 58?, Azmun aut. 80? / 

FT | Lion-Lajpcig 1-2

GOL:  Auar 50? / Forsberg pen. 9?, Verner pen. 33?


TË NGJASHME