HomeLifestyle

Spanja zgjedh një transgjinore për ta përfaqësuar në “Miss Universe”

Spanja ka kurorëzuar për herë të parë në konkursin e saj të bukurisë një transgjinore.

Mendohet se fitorja e Angela Ponce-t ka ardhur për shkak se qershori është muaji i të drejtave të komunitetit LGBTI.

Modelja ka konkurruar edhe në vitin 2015, por në atë periudhë nuk arriti dot ta rrëmbente kurorën.

“Jam shumë e lumtur për gjithcka. Dua t’i jap një mësim botës për tolerancën, respektin ndaj vetes dhe të tjerëve”, tha ajo për Metro Weekly.

Ponce pritet të konkurrojë në konkursin botëror Miss Universe 2018 në dhjetor/gazetadita.al


TË NGJASHME