HomeSport

Spanjë, Garda Civile vendos ne pranga 11 sportistë

Skandali nga ndodhur në botën e sportit në Spanjë, me arrestime të shumta të sportistëve profesionistë.

Garda Civile Spanjolle ka arritur që t’i japë fund një rrjeti të gjerë i cili kishte si qëllim trukimin e ndeshjeve. Ky rrjet, kishte një shtrirje aq të gjerë, saqë ata kishin krijuar lidhjet me tenistët profesionistë dhe këta të fundit kishin dakordësi që të plotësonin kushtet e tyre dhe në këmbim do të merrnin shuma të konsiderueshme parash.
Shpeshherë këto gjëra kanë ndodhur në botën e futbollit, por tashmë trukimet kanë marrë shtrirje më të gjerë. Në këtë skandal janë përfshirë 11-të tenistë profesionistë të cilët janë arrestuar.


83 të dyshuar bashkë me 11-të tenistë tashmë janë vënë në pranga, ndërkohë që policia spanjolle ka hetuar 11-të shtëpi duke sekuestruar 167 mijë euro, karta krediti, makina luksoze, si dhe 50 pajisje ekeltonike. Gjithashtu nuk kanë lënë pa bllokuar edhe plot 42 llogari bankare deri në përfundimin e plotë të hetimeve.


TË NGJASHME