HomeLajmi i Fundit

Spanjë/ Vdes shqiptari 33 vjeçar, e lënë të plagosur te dera e spitalit

Një shqiptar 33-vjeçar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur ka ndërruar jetë, pasi u la i braktistur të dera e spitalit në Spanjë, teksa ishte i gjakosur e me plagë arme në shpatull dhe bark. 

Mediat vendase raportojnë se mjekët e çuan menjëherë për mjekim, por plagët ishin të rënda dhe ai ndërroi jetë.

Policia thote e ka bërë identifikimin e viktimës, por nuk e ka dhënë për mediat emrin e tij. Ndërkohë që po hapen kamerat e sigurisë për të parë lëvizjet e bëra në pjesën hyrëse të spitalit, aty ku u la i plagosur i riu shqiptar, për të mundësuar kështu edhe identifikimin e personave që e lanë aty.

Hetimet po bëhen në disa pista, pa përjashtuar hetimet për konflikte në trafikun e drogës.