HomePolitikë

Spartak Braho nga sot është deputeti më i ri i Kuvendit

Spartak Braho nga sot është deputeti më i ri i Kuvendit të Shqipërisë, ndërsa është betuar në nisje të seancës parlamentare. Braho mori mandatin e deputetit të lënë përgjysmë nga Saimir Tahiri.

Ky i fundit dha dorëheqjen nga posti i tij në Parlament pas akuzave të shumta për përfshirjen në bandat e drogës.

Dhe pas dorëzimit të mandatit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve më 11 maj vendosi t’ia kalojë me 7 vota pro emrit të Spartak Brahos, i cili renditej i 19 në listën e PS-së për deputet të qarkut të Tiranës.

Spartak Braho ka mbajtur mandatin e deputetit në Kuvendin e Shqipërisë përkatësisht në vitet 1997-2005 dhe 2013-2017/pamfleti.net


TË NGJASHME