HomeSport

Spektakël dhe “festival golash” në Liverpool-Arsenal

Arsenal dhe Liverpool kanë dhuruar spektakël, teksa në sfidën e vlefshme për EFL Cup kanë barazuar me rezultatin 5-5.

Takimi nisi me ritme të shpejta, teksa në minutën e 6-të një autogol i Mustafit, do t’i jepte avantazhin Liverpool. Megjithatë, “topçinjtë” nuk u dorëzuan dhe në minutën e 19-të Lucas Torreira do të rikthente baraspeshën.

Ndërkohë, dy gola të Martinelit në minutat 26-të dhe 36-të, përmbysën gjithçka për “topçinjtë”. James Milner do të ngushtonte diferencat në 2-3 brenda pjesës së parë, pas një goli me penallti në minutën e 43-të.

Fraksioni i dytë i lojës, nisi me golin e katërt të Arsenalit, shënuar nga Maitland-Niles, pas edhe një pasimi mjaft të bukur nga Ozil.Liverpuli reagoi shpejt, dhe në minutat 58 dhe 62, barazoi takimin në 4-4 me golat eOxlade Chamberlain dhe Origi.

Gjithsesi, Arsenali shënoi edhe në minutën e 70-të me Willock, golin e pestë. Teksa u duk se Arsenali do avanconte në turin tjetër, këtë mendim nuk e kishte Origi. Belgu shënoi edhe golin e pestë me një kthesë brenda zone, duke çuar në festë stadiumin.

Për të shpallur fituesin dhe ekipin që kalon në fazën tjetër, u deshën goditjet e penalltive, nga ku lojtarët e Liverpool u treguan më të saktë. Daniel Ceballos i Arsenal gaboi nga pika e bardhë, duke i dhënë kështu mundësinë Liverpool të kalojë në fazën tjetër.

https://www.youtube.com/watch?v=Vd__PImAGOw

TË NGJASHME