HomeSport

Spektakël, “lumë golash” dhe përmbysje, mbrëmje “e çmendur” e Champions League

Spektakël, “lumë’ golaash dhe përmbysje të çmendura, me këto fjalë mund të përshkruhet në mënyrën më të mirë ndeshjet e djeshme të Champions League. Rezultatet surprizë dhe përmbysjet ndryshuan tërësisht edhe situatën në disa grupe. Më poshtë le të shohim zhvillimet e ndeshjeve në të gjithë grupet:

Grupi E
Në grupin E, Liverpool, mposhti Genk me rezultatin 2-1 duke kaluar Napolin dhe rrëmben vendin e parë në grup. Wijnaldum në minutën e 14-të dhe Chamberlein në minutën e 53-ë, bënë të pavlefshëm golin e Samatën.
Nga ana tjetër, Napoli u ndal para Salzburg në një barazim 1-1. Ishte talenti i skuadrës austriake, Haaland që kaloi në epërsi miqtë më anë të një penalltie në minutën e 11-të. Napoletanët, do të barazonin në minutën 41, kur Lozano do të tundte rrjetën dhe do ti çonte skuadrat në barazim në dhomat e zhveshjes. Rezultati do të mbetej i pandryshuar me një Napoli të pafuqishëm për të shënuar një gol për të siguruar fitoren.

Grupi F
Barcelona duket se ka humbur shkëlqimin dhe nuk arrin të kalojë Slavia Prague. Në “Camp Nou”, katalanasit nuk shkuan më shumë se një barazim pa gola. Në këtë mënyrë, Inter mund të përfitonte dhe të merrte vendin e parë në grup, por përballë Dortmund, zikaltërit nuk arritën të mbronin rezultatin e pjesës së parë. Lautaro dhe Vesino e çojnë ekipin në pushim me avantazhin e dy golave, mirëpo në pjesën e dytë, gjithçka do të ndryshonte. Nga lodhja e Inter, do të përfitonin të zotët e shtëpisë që do të përbysnin gjithçka duke shënuar 3 gola dhe duke rrëmbyer 3-pikët. Dopieta e Hachim dhe një gol i Brant do të kapitullonin në Gjermani, Interin e Conte.

Grupi G
Zeniti bie dhe në shtëpi ndaj Laipzig. Gjermanët fitojnë pastën 2-0 në “Gazprom Arena”, kur Deme në të 45-ën dhe Sabicher në të 63-ën, vulosën suksesin e gjermanëve. Lyon shënon dy herë që në pjesën e parë ndaj Benfica dhe e kanalizon suksesin e dytë në grup. Andersen në minutën e 4-ët dhe Depayj në të 33-ën autorët e një pjese të parë fantastike për francezët. Në të dytën Lyoni vulos fitoren me Traore në fund të sfidës. Laipzig kryeson me 9 pikë, Lyon i dyti me 7, Zenit i treti me 4 pikë dhe mbyll renditjen Benfica me 3.

Grupi H
Ajax tregon edhe njëherë se vazhdon të gëzojë një superformë, teksa në Londër, mbizotëron Chelsea dhe “e shkarrmoq” duke shënuar 4 herë. Mirëpo, dënimi i Ajax, do të vinte në minutën 68-të. Kur rezultati ishte 2-4 dhe dneshja quhej praktikisht e mbyllur, dy qendërmbrojtësit e Ajax do të dënohen me karton të kuq dhe në favor të Chelsea do të akordohet penallti. Chelsea do të barazonte në 4-4, madje do të shënonte edhe golin e 5-të, por goli do të anullohej.
Lila befason Valencian në pjesën e parë kur Osimhem në të 25-ën kalon francezët në epërsi, por spanjollët shpërthejnë me poker golash në të dytën, duke kapur në krye Chelsea dhe Ajax në kuotën e 7 pikëve dhe duke e bërë grupin H një rebus të vërtetë.


TË NGJASHME