HomeSport

Spektakël në Champions League/ Atletico gjunjëzon Liverpool, Dortmund dhe Haaland mposhtin PSG

Mbrëmja e djeshme ka dhuruar emocione dhe sfida spektakolare në ndeshjet hapëse të fazës së 1/8 të Champions League. Rezultate surprizë prodhuan dy sfidat e mbrëmjes, ku Liverpool u mposht në “Wanda Metropolitana” nga Atletico Madrid me rezultatin 1-0. Nga ana tjetër, Dortmund i udhëhequr nga super talenti Halaand, mposhti PSG e yjeve të mëdhenj.

Në “Wanda Metropolitana”, nuk ka shumë histori, në minutën e 4-ët Saul gjen rrugën e rrjetës pas një rrëmuje në zonën e Liverpool dhe shënon për 1-0. Rezultat ky që do të mbetej i pandryshuar deri në fundin e sfidës. Pavarësisht përpjekjeve të shumta të Liverpool, spanjollët rezistojnë dhe arrijnë të marrin një fitore të rëndësishme.

Sfida tjetër mes Dortmund dhe PSG prodhoi një futboll të bukur, sidomos në pjesën e dytë. Sipas statistikave të dyja skuadrat shënojnë më shumë gola pas minutës së 60-të dhe kjo gje u vu re edhe në ndeshjen e djeshme. Në minutën e 69-të, do të ishte talenti i Dortmund Haaland që do të kalonte në avantazh verdhezinjtë. Reagimi i PSG, nuk do të vononte dhe në minutën e 75-të, pas një depërtimi fantastik të Mbappe, do të asistonte për Neymar që do ta kishte shumë të lehtë të shënonte me portën e boshatisur. Por, nuk mbaron me kaq, vetëm dy minuta më vonë Haaland do të shënonte sërish, një supergol për të vulosur rezultatin final të sfidës 2-1. Gjithçka mbetet e hapur dhe kualifikimi do të vendoset në ndeshjen e kthimit në “Parc de Princ”.

Pas këtyre dy përballjeve spektakolare, magjia e Champions League, vazhdon edhe ditën e sotme me dy përballje të tjera, Atalanta – Valencia dhe Tottenham Hotspur – RasenballSport Leipzig.


TË NGJASHME