HomeSport

Spektakli “Euro 2020”, 32 gola në 8 ndeshje

Mbrëmjen e djeshme janë zhvilluar 8 ndeshje në kuadër të eleminatoreve të “Euro 2020”. Belgjika e ktheu në një ndeshje ‘tenisi’ sfidën ndaj San Marino, duke e mposhtur me rezultatin e thellë 9-0. Hollanda fitoi me përmbysje ndaj Irlandës së Veriut, gjë që e arriti vetëm në minutat e fundit. Fitore gjithashtu shënuan edhe Kroacia, Polonia, Rusia, Austria dhe Maqedonia e Veriut. Ndeshja mes Sllovakisë dhe Uellsit u mbyll në barazim.

Hollandë-Irlandë e Veriut 3-1

Kroaci-Hungari 3-0

Belgjikë-San Marino 9-0

Austri-Izrael 3-1 

Letoni-Poloni 0-3

Maqedonia e Veriut-Slloveni 2-1

Rusi-Skoci 4-0

Sllovaki-Uells 1-1


TË NGJASHME