HomePolitikë

Spiropali: Berisha dhe Basha kërkojnë viktima në protestë

Ministrja Elisa Spiropali ka bërë një deklaratë të fortë në emisionin Open të Eni Vasilit, në Top Channel, duke thënë se Berisha dhe Basha kërkojnë me insistim viktima në protestat e tyre.

Duke ju referuar rastit të rrahjes së një protestuesi në tubimin e PD-së, Spiropali deklaroi se “Sali Berisha është kthyer në gjahtarë viktimash”.

“Sali Berisha dhe Lulzim Basha duan të prodhojnë viktima në protesta. Jua them me përgjegjësi të plotë. Ju them shqiptarëve që dalin në protesta se janë në të drejtën e tyre të protestojnë, por po ju them se ka rrezikshmëri, pasi ka plan për të shkaktuar viktima dhe destabilitet”, deklaroi Spiropali.

Nga ana tjetër Agron Duka, kryetari i Partisë Agrare dhe një nga liderët e koalicionit opozitar, deklaroi në emisionin se incidentet në protestën opozitare kanë ndodhur në mënyrë spontane.

“Nuk ka pasur asnjë urdhër politik”, deklaroi Duka


TË NGJASHME