Aktualitet Lajme Politikë

Spiropali në Durrës: Bashkitë e dhjathta i lanë punët pas dore

Këshilli drejtues i rajonit të mesëm, një strukturë e PS në kuadër të organizimit dhe zgjedhjeve të partisë, zhvilloi një takim në Durrës drejtuar nga Elisa Spiropali.

Në fokus të diskutimit sipas Ministres së Shtetit për marrëdhëniet me parlamentin ishte kontributi që duhet të japin kryebashkiakët e rinj për të cuar përpara punët që sipas saj paraardhësit demokratë i kishin lënë pas dore. Spiropali tha se në këto forume nuk diskutohet për shkarkime apo emërime drejtorësh.

Në takimin e pak ditëve më parë që zhvilloi me drejtuesit e qarqeve veriore të Partisë Socialiste, Kryeministri Rama kërkoi dorëheqjen e drejtorëve rajonalë në qarkun e Shkodrës dhe zevendesimin e tyre me gra dhe vajza.

Related posts

Plagoset me thikë i mituri, autorët largohen nga vendngjarja

Xhensila Gotanews

Ambasadori italian për rikthimin e vizave: Vendimi nuk është i justifikuar

Xhensila Gotanews

Shkarkohet drejtori i patentave të Tiranës

Xhensila Gotanews
Na Kontaktoni!