HomePolitikë

Spiropali për reformën në administratë: Prioritet për integrimin europian

Ministrja e Shtetit për Parlamentin, Elisa Spiropali ka prezantuar raportin e veprimtarisë vjetore të Këshillit të Ministrave për gjendjen në shërbimin civil për 2019.

Spiropali theksoi se në këtë shërbim vijon reforma në administratën publike si prioritet për negociatat dhe integrimin europian dhe si një parakusht për një qeverisje transparente.

Sipas saj, parimi i qeverisë shqiptare nuk është të fryjë administratën publike por të bëjë sa më shumë punë me sa më pak njerëz.

FJALA E ELISA SPIROPALIT
Reforma në administratë është domosdoshmëri kombëtare, si një nga prioritetet për negociatat. Një administratë publike është një parakusht për transparencën e qeverisjes. Qeveria e PS do të ketë një administratë publike profesionale. Prej 5 vitesh Shqipëria ka një kornizë strategjike që përbën themelet e administratës publike. Qëllimi i kësaj strategjie është forcimi i kapaciteteve të administratës publike. Ndërgjegjësimin e punonjësve.

Viti 2019 shënoi një rritje të përqindjes së nevojave për rekrutim. Përqindra e realizimit të planit ishte 119.  39% e pozicioneve janë plotësuar vetëm nëpërmjet procedurave paralele apo ngritjes në detyrë. Rritja e kapaciteteve të administratës publike për të realizuar procedura rekrutimi, duke u vendosur si një ndër pikat ku Shqipëria ka bërë proges. Është dixhitalizuar në gjitha etapat e tij. U punësuan 602 studentë ekselentë.

Dua të shpreh se Reforma e pagave mbetet një sfidë pasi kërkon një organizim të shërbimit të pagave në shërbimin civil janë qasje e mirë por si do funksionojë në praktikë. Problemet në administratë barten tani mes pagesave, një reformë e administratës publike është vendimtare për integrimit tonë europian.

Nga të dhënat e publikuara, Danimarka ka 143 nëpunës civilë për 1 mijë banorë, Portugalia ka 67, Greqia 67, Italia 55, Shqipëria ka 33 nëpunës publikë për 1 mijë banorë, prej të cilëve 5 janë nëpunës civilë. Del parimi i qeverisë shqiptare për më shumë punë me më pak njerëz duke mos fryrë administratën.

K.S/GotaNews


TË NGJASHME