HomeLajmi i Fundit

Spitali i Elbasanit/ Pacienti shndërrohet në agresor, godet dhe kanos mjekun

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në Urgjencën e Spitalit të Elbasanit. Një djalë i ri 29-vjeçar, ka goditur dhe kanosur një mjek në krye të detyrës.

Policia menjëherë e ka arrestuar në flagrancë të riun, ku të ditura bëhen vetëm inicialet e tij. 29-vjeçari K.G. ka goditur mjekun e urgjencës SH.K ndaj “Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë.

Ende nuk bëhen të ditua shkaqet që kanë çuar në këtë veprim, sakaq policia dhe grupi hetimor kanë vijuar punën.

NJOFTIMI I POLICISË

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 29-vjeçar, pasi ka goditur dhe kanosur një mjek në krye të detyrës. Në pranga ka rënë i riu K. G., pasi ka goditur mjekun e Urgjencës në Spitalin e Elbasanit, 55-vjeçarin Sh. K. “Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasin: K.G., 29 vjeç, banues në Elbasan, pasi në urgjencën e spitalit Elbasan, ka goditur dhe kanosur me fjalë mjekun e gatshëm shtetasin Sh.K., 55 vjeç, banues në Elbasan”, thuhet në njoftimin e policisë.