HomeSport

Sport/ Kapiteni i skuadrës maskohet si superheroi Deadpool

Ditën e djeshme u luajt ndeshja mes Zenit dhe Lokomotiva Moscow, ku ishte Zenit që fitoi me shifrat 6-1 ndaj Lokomotiva Moscow dhe arriti të sigurojë titullin kampion në Premier League ruse.

Pavarësisht festës së jashtëzakonshme të rusëve që morën edhe trofeun e medaljet e kampionit, vëmedjen kryesore e mori kapiteni Artem Dzyuba, i cili nuk zgjodhi të vishet me fanellën e Zenit në ceremoninë e dhënies së medaljeve dhe trofeut por me një kostum tejet të veçantë.

32-vjeçari ishte maskuar me kostumin e superheroit Deadpool, protagonist në Marvel. Ky veprim i sulmuesit është bërë viral në rrjetet sociale dhe me siguri ky ka qenë edhe qëllimi i Dzyuba.


TË NGJASHME