HomeSport

Sportistët më të paguar në botë/ Renditjen e “Forbes” e dominojnë futbollistët

Jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në financa, futbollistët mbajnë vendin e parë. Në listën e publikuar nga revista prestigjoze “Forbes“, futbollistët, mbajnë vendet e para të renditjes për sportistët më të paguar. Vendin e parë në këtë listë, e mban Lionel Messi, i cili fiton plot 127 milionë euro në vit. Paga që ai përfiton nga Barcelona dhe bonuset bëjnë që Messi, të përfitojë 92 milionë euro në vit, kurse 35 milionë euro të tjera vijnë nga kontratat me sponsora të ndryshëm.

Ylli argjentinas ashtu si në fushën e blertë edhe këtu rival ka Cristiano Ronaldo. Transferimi i portugezit në Torino, te Juventus, ka bërë që përfitimet e tij të rriten në 109 milionë euro. Ronaldo përfiton plot 65 milionë euro nga paga plus bonuset, ndërkohë 44 milionë euro vijnë nga kontratat me sponsorat.

Në vendin e tretë, renditet sërish një futbollist. Neymar, mban vendin e tretë në këtë renditje edhe pse është transferimi më i shtrenjtë, ylli brazilian përfiton 107 milionë euro në vit. Neymar përfiton 75 milionë euro nga paga plus bonuset, kurse 32 milionë vijnë nga kontratat me sponsorat. Pesëshja e parë e listës së publikuar nga “Forbes” plotësohet me boksierin meksikan, Canelo Alvarez dhe yllin e tenisit botëror, Roger Federer. Ndërkohë, në listën me dhjetë sportistët më të paguar në botë janë edhe basketbollistët amerikanë, LeBron James, Stephen Curry dhe Kevin Durant.


TË NGJASHME