HomeShëndeti

Sputnik V inefektiv, 3 mjekë rusë infektohen pas vaksinimin me vaksinën ruse anti-COVID-19

Sputnik V, është një nga versionet e vaksinës anti-COVID-19 i shpikur në Rusi dhe u shpall nga Moska si “më e mira në botë” me 92 përqind efektivitet. Pas kësaj rezultojnë pozitiv me COVID-19, tre mjekë të vijës së parë të shpëtimin për pandeminë, pasi kishin marrë dy doza të saj për imunizim.

Vladimir Putin, në gusht të këtij viti kishte shpallur këtë vaksinë si kura e parë kundër koronavirusit, pavarësisht se po përballej me kritika nga Perëndimi për lëshimin e saj në përdorim para kompletimit të fazës së plotë të testimeve.

Pas infektimit të tre mjekëve, Rusia zyrtare deklaroi se kjo vaksinë fillonte të kishte efekt 6 javë pas injektimit të dozës së parë.
Ritheksojmë se ky deklarim erdhi vetëm pasi 3 nga 42 mjekët e rajonit të Altai në Siberi u infektuan nga sëmundja pas marrjes së dozave të vaksinës.

Irina Pereladova kryedoktoresha e rajonit të Altai tha për mediat lokale se mjekët ishin infektuar në 24 orët pas marrjes së injeksionit. Ajo shprehet se:

“Tre nga 42 doktorë që janë vaksinuar kundër koronavirusit, janë infektuar,” tha ministria ruse e shëndetësisë. Krijuesit e vaksinës kanë thënë se një person konsiderohet i vaksinuar rreth tre javë pas injeksionit të dytë, që do të thotë se prej nisjes së vaksinimit nevojiten rreth gjashtë javë”.

Sputnik V, është krijuar nga Instituti Shtetëror i Epidemiologjisë dhe është konsideruar vaksina e parë kundër koronavirusit.

Sakaq mjekët në Rusi po vaksionohen gradualisht, po ashtu të gjithë punonjësit e shëndetësisë dhe profesionistë të tjerë të linjës së parë siç janë mësuesit dhe policët.


TË NGJASHME