HomeLajmi i Fundit

Sri Lanka/ Kryeministri paralajmëron sulme të tjera

Kryeministri i Sri Lankës, Ranil Wickremesinghe, ka paralajmëruar se  mund të ketë sulme të tjera të mundshme në vend, pas atyre të pashkëve, pasi sipas hetuesve mund të ketë eksplozivë të tjerë në  qarkullim. Kryeministri ka shtuar që mund të ketë lidhje mes atentatorëve dhe ISIS. 

Bilanci i viktimave është rritur me të paktën 359 të vdekur, mes të cilëve 45 fëmijë.

Policia ka bërë me dije se janë arrestuar 40 të dyshuar, përfshirë drejtuesi i një furgoni që u përdor nga terroristët për të arritur në vendin e masakrës dhe pronari i një shtëpie ku jetonin disa prej tyre.