HomeSport

Stadiumet neutrale ku mendohen të luhen ndeshjet e Premier League

Projekti i rikthimit është plani që Premier League është duke hartuar në mënyrë që të luhen të gjitha ndeshjet që duhen përfunduar deri në muajin korrik.
Mediat në Angli raportojnë se Federata e Futbollit dëshiron që ndeshjet e mbetura të zhvillohen në vetëm dhjetë stadiume neutrale.
Nga ky plan, Liverpoolit do i mundësohej të shpallej kampion, pasi i duhen vetëm edhe dy fitore, për të marrë në duart titullin pas më shumë se 30 vitesh.
Stadiumet që janë paraqitur në plan janë:

– Amex Stadium (Brighton & Hove Albion)

– St Mary’s (Southampton)

– London Stadium (West Ham United)

– Emirates Stadium (Arsenal)

– King Power Stadium (Leicester City)

– Villa Park (Aston Villa)

– Old Trafford (Manchester United)

– Etihad Stadium (Manchester City)

-Wembley Stadium

St George’s Park


TË NGJASHME