HomeSport

Starton Champions League, rezultate surprizë në ndeshjet e para

Champions League dhuroi spektakël dhe rezultate surprizë në disa nga sfidat e luajtura mbrëmjen e djeshme. Në Itali, Napoli dhuroi surprizën më të bukur të mbrëmjes, teksa mposhti kampionët në fuqi të Champions League, Liverpool. Në “Sao Paolo”, napoletanët iu imponuan kampionëve, duke i mposhtur me rezultatin e pastër 2-0.

Nga ana tjetër, sfida mes Dortmund dhe Baarcelonës, ka përfunduar me rrjeta të paprekura, teksa të dy skuadrat kanë ndarë nga një pikë në sfidën e parë. Vlen për tu përmendur rikthimi në fushat e blerta i Lionel Messi dhe humbja e një penalltie nga ana e Reus.

Frank Lampard dhe Chelsea, dështojnë të marrin një rezultat pozitiv, teksa u mposhtën në “Stamford Bridge” nga Valencia me rezultatin 1-0. Në minutën e 74-ët, Rodrigo shënoi për Valencian, ndërsa londinezët humbën edhe një penallti me Ross Barckley.

Inter gjithashtu hodhi një hap mbrapa, duke barazuar 1-1 me Slavia Prague. Në sfidat e tjera nuk pati surpriza, teksa Ajax fitoi me rezultatin 3-1 kundër Lille.

Më poshtë kemi dhe një pasyqrë të rezultateve të ndeshjeve të luajtura dje:


TË NGJASHME