HomeSociale

Statusi/ Minatorët: Do të futemi në grevë urie. Qeveria ka afat deri në…

Minatorët janë mbledhur sot e protestojnë para godinës së kryeministrisë. Ata kanë kërcënuar me grevë urie nëse nuk do të merren në konsideratë kërkesat e tyre për miratimin e statusit.

Minatorët dhe sindikatat mbrojtëse i kanë lënë afat qeverisë deri me 22 shkurt.

Sipas tyre, kërkesat e njëpasnjëshme për miratimin e statusit vijojnë të bien në vesh të shurdhër pasi nuk është bërë ende asgjë në këtë drejtim.

“Futemi në grevë urie po nuk u miratua statusi. Do të futemi në grevë urie më datë 22 shkurt. Kemi 12 vjet që kërkojmë statusin”, u shprehën minatorët.


TË NGJASHME