HomeKulturë

Statusi special i Rita Ores për ardhjen në Tiranë

Nuk jemi vetëm ne të lumtur për koncertin e Ritës në 3 qershor në Sheshin Skënderbej. Edhe vetë Rita është e emocionuar për vizitën e saj në Tiranë dhe e pret me padurim qershorin.

Ajo shkruan në profilin e saj shoqëruar me posterin e spektaklit : “Shumë e lumtur që do shkojë në Tiranë, në kryeqytetin gjithnjë në ndryshim të Shqipërisë, për një show fantastik në 3 qershor në Sheshin e mrekullueshëm Skënderbej. Mezi po pres të festojmë të gjithë së bashku – Tirana Rocks”

Pas 6 vitesh, Rita rikthehet në Tiranë  dhe ne do ta shijojmë të gjithë në Sheshin Skenderbej performancen e saj.

 


TË NGJASHME