HomeLifestyle

Stefan: Ariu rus që u kthye në ikonë Instagrami

Puna dhe përkujdesja e një çifti nga Rusia, ka dëshmuar se fama nuk u përket vetëm njerëzve po edhe arinjve.

Ariu me emrin Stefan, i rritur nga një çift të rinjsh nga Rusia, ka arritur te marrë fame botërore permes rrjetit social instagram.

Kur çifti del me ariun 24 vjeçar, duken si një familje normale, ata shëtisin, hanë vaktet, luajnë të tre së bashku.

Çifti thotë se e kanë gjetur Stefanin kur ishte tre muajsh, ndërsa sot ai ha plot 25 kg ushqim në ditë, që përfshin peshk, fruta e perime të ndryshme. Për të mbajtur trupin në formë i pëlqen të luajë futboll.

Ariu ka marrë pjesë në një film kanadez, ku kishte rolin kryesor. Tashmë, përveçse ofron foto për njerëzit në Instagram, mund të vijë edhe në festa të ndryshme kundrejt një pagese prej 2000 dollarësh.


TË NGJASHME